Një ushtar i Koresë Veriore, i cili u qëllua pesë herë përderisa po arratisej drejt Jugut, ka mbijetuar.
Ushtari që në momentin e parë të kthimit të vetëdijes ka kërkuar që të shikojë televizion, raporton agjencia e lajme Yonhap, transmeton portali arbresh.info
Ushtari që po arratisej nga veriu në jug, u qëllua në zonën e demilitalizuar.
Stafi mjeksor kanë deklaruar se janë tmerruar nga eksperiencat e tij.
“Për të siguruar stabilitet psikologjik, neve na është dashur që të vendosim flamuj të Koresë Veriore nëpër mure të dhomës”, ka deklaruar një zyrtar qeveritar.
Identiteti i ushtarit, i cili ishte në gjendje kritike, ende nuk është shpallur.
Mjekët kanë theksuar se në zorrët e tij janë gjetur krimba të madhënjë, të cilët sipas tyre dëshmojnë mbi varfërinë në Korenë Veriore.
Rreth 1 mijë njerëz nga veriu arratisen për një jug gjatë një viti.
Koreja Jugore dhe Veriore teknikisht janë ende në luftë, pasi konfikti mes tyre përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...