
28 April 2021, Lower Saxony, Giesen: Cremation technician Dirk Müller brings a deceased person in a coffin labelled "SARS-CoV-2 positive Corona" for cremation at the crematorium "Die Feuerbestattungen Hildesheim". More than 5200 people in Lower Saxony have died in connection with Corona since the beginning of the pandemic - but their numbers are rising more slowly. Photo: Julian Stratenschulte/dpa (Photo by Julian Stratenschulte/picture alliance via Getty Images)
Shtëpia e Bardhë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se më shumë se një milion njerëz kanë humbur jetën si pasojë e COVD-19.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se vendi po shënonte një moment historik tragjik dhe se çdo vdekje ishte një humbje e pazëvendësueshme, shkruan BBC.
Është totali më i lartë zyrtar në botë – megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë diku tjetër.
ShBA ka regjistruar gjithashtu më shumë se 80 milionë raste pozitive me COVID-19 nga një popullsi prej 330 milionë banorësh.
Rasti i parë i konfirmuar u raportua në 20 janar 2020, kur një burrë u kthye në shtëpinë e tij në Seattle nga Wuhani në Kinë.
Në dy vitet që nga ajo kohë, normat e vdekjeve kanë rënë dhe kanë rrjedhur ndërsa valët e virusit përfshinë të gjithë vendin – duke arritur maksimumin prej më shumë se 4,000 raste në ditë në fillim të 2021.
Ekspertët e shëndetit publik japin disa arsye për numrin e lartë të vdekjeve në SHBA – duke përfshirë normat e larta të obezitetit dhe hipertensionit, sistemet spitalore të mbingarkuar, disa hezitime ndaj vaksinave dhe një popullsi të madhe të moshuar.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari