Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, tashmë kanë arritur deri në pikën ku shumë qytetarë ukrainas janë larguar nga vendbanimi i tyre.
Sipas “CNN”, mbi katër mijë njerëz janë larguar nga Ukraina në drejtim të Moldavisë, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se a do të qëndrojnë në ketë shtet apo do të kalojnë në Rumani.
Ndërsa BBC, ka bërë të ditur arsyen se përse shumica e njerëzve janë gra dhe fëmijë, ku theksojnë se autoritetet ukrainase nuk janë duke lejuar që gjinia mashkullore të moshës ushtarake të largohen, përcjell arbresh.info.
“Ne presim shifra shumë më të mëdha”, tha Roland Schilling, përfaqësues rajonal i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, për BBC nga Kishinau.
“Jemi në dijeni të radhëve të mëdha që krijohen në pikat kufitare. Ne po përgatisim përgjigjen tonë humanitare së bashku me agjencitë e tjera të OKB-së.” . /arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...