Vazhdon të rritet numri i të prekurve me COVID-19 në botë. Sipas Worldometer numri i të infektuarve ka shkuar në 75 milionë e 13 mijë e 332 raste, transmeton TCH raportimet.
Numri më i madh i të infektuarve me koronavirus është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17 milionë e 486 mijë e 984 raste deri më tash.
Pas SHBA-së radhiten India me 9.977.760 raste, Brazili me 7.053.486, Rusia 2.762.668, Franca 2.427.316, Turqia 1.955.680, Britania 1.948.660, Italia 1.906.377, Spanja 1.805.633, Argjentina 1.517.046, Kolumbia 1.456.599, Gjermania 1.429.040, Meksika 1.277.499, Polonia 1.171.854 dhe Irani me 1.138.530 raste.
Shumë vende nga frika se situata mund të dalë nga kontrolli dhe mund të fillojë një valë e tretë infektimi kanë shtrënguar masat kufizuese për festat e fundvitit./Arbresh.info/
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...