Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Etiopi ku një kamion me pasagjerë ka rënë në lumë duke lënë të vdekur mbi 70 njerëz.
Sipas informacioneve të bëra me dije nga zëdhënësi i qeverisë rajonale, 71 persona kanë humbur jetën përfshirë 68 burra dhe 3 gra.
Zëdhënësi tha gjithashtu se rruga kishte shumë kthesa dhe se kamioni ‘humbi’ njërën urë duke rënë në lumë.
Disa nga pasagjerët ishin kthyer nga një ceremoni martese dhe disa familje kishin humbur anëtarë të shumtë, shtoi ai, duke theksuar se policia kishte raportuar se kamioni ishte mbi ngarkuar, gjë që mund të ketë shkaktuar aksidentin.
Aksidentet fatale janë të zakonshme në Etiopi, ku standardet dhe cilësia infrastrukturore janë të dobëta./abcnews.al
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...