Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 68 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 68.862.000 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 15.370.339 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.703.908), Brazili (6.628.065), Rusia (2.515.009), Franca (2.295.908), Italia (1.742.557), Britania e Madhe (1.737.960), Spanja (1.725.700), Argjentina (1.466.309), Kolumbia (1.377.100) dhe Gjermania (1.200.006).
Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.551.760 persona ndërsa 47.086.637 janë shëruar duke mposhtur virusin.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...