Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 66 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Gjithsej 66 231 472 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 14 772 535 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India (9 608 418), Brazili (6 534 951), Rusia (2 402 949), Franca (2 268 552), Spanja (1 699 145), Britania (1 690 432), Italia (1 688 939), Argjentina (1 454 631), Kolumbia (1 352 607) dhe Meksika (1 156 770).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur afro 1,52 milionë njerëz, kurse mbi 45,8 milionë janë shëruar.
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...