Mbi 60,000 njerëz kanë kaluar në Rusi nga dy shtetet pro-ruse të shpallura që kur liderët rajonalë njoftuan një evakuim masiv të premten, ka thënë Ministria e Emergjencave të Rusisë, raporton Pjotr Sauer në Moskë, shkruan TheGuardian.
Në një telefonatë me Emmanuel Macron të dielën, Vladimir Putin fajësoi Ukrainën për evakuimin e qytetarëve të Donbasit, duke thënë se për shkak të veprimeve të Ukrainës “civilët në Donbas po vuajnë, dhe më pas duhet të evakuohen në Rusi për t’i mbrojtur ata nga dhuna në rritje.”
Zyrtarët ukrainas kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur çdo synim për të ngritur një sulm në rajonin lindor të Donbasit, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden tha se “kundërshton logjikën bazë” që Ukraina të përpiqet të rimarrë territorin e Donbasit me rreth 150,000 forca ruse të grumbulluara tani në kufijtë e vendit të tyre, transmeton arbresh.info.
Zyrtarët perëndimorë vazhdojnë të paralajmërojnë se liderët separatistë të mbështetur nga Rusia kanë raportuar ngjarje të rreme dhe kanë organizuar incidente që synojnë t’i japin Moskës një justifikim për të filluar një ofensivë në Ukrainë, shkruan TheGuardian.
Gjatë fundjavës, separatistët pro-Moskës akuzuan vazhdimisht ushtrinë ukrainase për bombardime në Ukrainën lindore, akuza që Kievi i mohoi kategorikisht.
Ushtria ukrainase tha të dielën separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Luhanskut kishin hapur zjarr me artileri të rëndë në kryeqytetin e tyre, me qëllim që të fajësonin ushtrinë ukrainase./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...