Një hetim suedez për emigrantët që kanë kërkuar azil si fëmijë ka gjetur se tre të katërtat e tyre janë mbi moshën 18 vjeç.
Agjencia Kombëtare e Mjeksisë Ligjore në Suedi ka kontrolluar moshën e mbi 8 mijë njerëzve dhe ka gjetur se 6,600 emigrantë dhe refugjatë janë mbi moshën 18 vjeç, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Kontrollet janë kryer mbi rastet e dyshimta në lidhje me moshën.
Agjencia e Migracionit deri tani ka bërë 5,700 vendime në bazë të këtyre vlerësimeve. Në 79% të këtyre rasteve, agjencia vendosi që zyrtarisht ta konsideronte aplikantin më të vjetër se sa që kishin pohuar fillimisht në kërkesën e tyre për azil, raporton Svenska Dagbladet.
Vlerësimi është bërë përmes dhëmbëve të pjekurisë dhe skanimeve në gjunjë.
Shumë azilkërkues nuk kanë dokumente identiteti, pasi ato mund t’i kenë humbur gjatë udhëtimit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...