Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 1,770, njoftoi të hënën Komisioni i Shëndetit Kombëtar.
I njëjti bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70,548.
Mbi 2,000 rastet e reja në 24 orët e fundit pasuan tri ditë të rënies së numrit të tyre.
Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Vuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit.
Jashtë Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.
Katër vetë po ashtu kanë vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.
Lloji i ri i koronavirusit shkakton sëmundje akute të frymëmarrjes, e cila është emëruar Covid-19./REL/
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...