Aeroporti ishte mbyllur pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 6.30 të mbrëmjes sipas orës lokale.
Fluturimet u drejtuan për në aeroportin kryesor të Stambollit. /Telegrafi/
Autoritetet në Turqi kanë thënë se 120 persona u dërguan në spital me lëndime pasi një aeroplan rrëshqiti nga pista në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pasagjerët janë parë duke u larguar përmes plasaritjeve në aeroplan, i cili kishte në bord 177 pasagjerë dhe disa anëtarë të ekuipazhit.
Të tjerët u evakuuan nga shërbimet e urgjencës.
Pamjet televizive treguan dëme serioze në aeroplan, që duket se është “thyer” në tri pjesë.Aeroplani, që i përkiste linjës ajrore me kosto të ulët Pegasus, mbërriti nga qyteti i Izmirit, njoftoi televizioni privat NTV.
Ministria e Transportit e Turqisë e përshkroi atë si një “ulje të ashpër”.
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha që aeroplani u ul në mot të keq, nuk arriti të “mbajë pistën” dhe “shkeli” 50 deri në 60 metra para se të binte në një hendek nga një lartësi prej rreth 30 metrash.
“Ne jemi shumë të trishtuar … (Por) jemi shumë të lumtur që shpëtuam nga një tragjedi më e madhe”, ka thënë ai, duke shtuar se aeroplani mund të kishte shpërthyer në flakë.
Aeroporti ishte mbyllur pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 6.30 të mbrëmjes sipas orës lokale.
Fluturimet u drejtuan për në aeroportin kryesor të Stambollit. /Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...