Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, në Amerikën Latine janë regjistruar 1.000.013 raste dhe 51.202 vdekje nga COVID-19
Në Amerikën Latine me popullsi mbi 600 milionë banorë ka tejkaluar shifrën 1 milion numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa janë regjistruar më shumë se 50 mijë vdekje si pasojë e virusit.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, në Amerikën Latine janë regjistruar 1.000.013 raste dhe 51.202 vdekje nga COVID-19.
Brazili, vendi në të cilin janë regjistruar më shumë raste në botë pas SHBA-së dhe i cili është cilësuar si “epiqendra” e virusit në Amerikën Latine kryeson si vendi ku janë shënuar më shumë raste dhe vdekje në rajon me 514.849 raste dhe 29.314 vdekje me burim COVID-19.
Vdekjet dhe rastet me burim COVID-19 në Amerikën Latine janë si më poshtë:
“Meksika 9.779 / 87.512, Peru 4.506 / 164.476, Kili 1.054 / 99.688, Ekuadori 3.358 / 39.098, Kolumbia 939 / 29.383, Argjentina 539 / 16.851, Bolivia 310 / 9.592, Venezuela 14 / 1.459, Paraguaji 11 / 986, Uruguaji 22 / 821, Republika Domenikane 502 / 17.285, Panamaja 336 / 13.463, Hondurasi 201 / 5.094, Guatemala 102 / 4.739, El Salvadori 46 / 2.517, Kuba 83 / 2.045, Haiti 41 / 1.865, Kosta Rika 10 / 1056 dhe Nikaragua 35 / 759”.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot