Përderisa Uragani Harvey ka goditur SHBA-të me një efekt shkatërrues, një zonë tjetër e botës është goditur nga përmbytje të mëdha.
Tani që të gjithë sytë e botës janë në Teksas, numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi, Bangladesh dhe Nepal është rritur mbi 1,200, thanë zyrtarët.
Miliona njerëz vazhdojnë të mbetën të bllokuar nga përmbytjet më të këqija gjatë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info
Ekipet e shpëtimit janë duke ofruar ndihmë për banorët e ngujuar, mëgjithatë autoritetet kanë theksuar se kushtet për të kryer punën janë shumë të vështira.
Industria e bujqësisë në Azinë Jugore është prekur në mënyrë drastike.
Bangladeshi që është vend kryesisht i varur nga fermat, ka humbur mbi 10,583 hektarë tokë për shkak të fakeqësisë natyrore./arbresh.info/
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...