Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.6 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.601.452 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka arritur në 71.451.695.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me 302.762 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 180.453 viktima, India 142.662, Meksika me 113.019, Britania e Madhe 63.506, Italia 63.387, Franca 57.567, Irani 51.727, Spanja 47.624, Rusia 45.893 dhe Argjentina 40.606.
Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, janë shëruar 49.652.044 persona të infektuar me virusin.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...