Theresa May është duke u përpjekur të ‘marrë pushtetin’ në të njejtën mënyrë sikurse bënte Hitleri, ka shkruar redaktori i Vanity Fair.
Në editorialin me titull “Theresa May merr kthesën e saj më të errët dhe më të dëshpëruar”, redaktori i revistes britanike ka trajtuar zhvillimet e fundit mbi daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, transmeton portali arbresh.info
Henry Porter beson se projekt-ligji i prezentuar së fundmi në Parlament i jep më shumë fuqi kryeministres së Britanisë dhe kolegëve të saj konservatorë.
“Këto kompetenca janë emëruar pas Henrit VIII, monarkut më autoritar të Anglisë, por në fakt ato ngjajnë me Aktin e Atësimit të Hitlerit të vitit 1993”, shkruan ai.
Ai i ka kritikuar edhe mediat , duke përfshirë edhe BBC-në, të cilat sipas tij por shprehin shumë pak shqetësim rreth kësaj çështjeje.
Por një ngjajshmëri mes May dhe Hitlerit është bërë edhe nga shumë qytetarë dhe analistë politikë./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?