Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis ka folur për qëndrimin e Pentagonit në lidhje me çështjen e Koresë Veriore, duke thënë atë gjënë e “vetme që do të funksionojë” me Phenianin.
Kur u pyet për strategjinë e Pentagonit në lidhje me Korenë Veriore, sekretari i mbrojtjes James Mattis, ka thënë në takimin vjetor me ushtrinë, “që përkundër përpjekjes diplomatike për të bindur Phenianin të ndalojë programin bërthamor, ushtria amerikane duhet të jetë e gatshme të sigurohet që kemi opsione ushtarake të cilat mund t’i përdorë presidenti ynë nëse ka nevojë”, transmeton portali arbresh.info
“Koreja Veriore është në mendjet e tona, dhe tani e dini arsyen”, ka thënë Mattis, duke shtuar, “Çfarë na pret në të ardhmen? As unë dhe as ju nuk e dimë”.
Ai theksoi se aktualisht Uashingtoni i është drejtuar diplomacisë, duke shtuar që Këshilli i Sigurimit të OKB-së dy herë me radhë votoi njëzëri në favor të vendosjes së sanksioneve më të forta ndaj Phenianit mbi lëshimet raketore dhe bërthamore.
“Komuniteti ndërkombëtar ka folur, por kjo do të thotë se ushtria amerikane duhet të qëndrojë gati”, tha më tej Mattis./arbresh.info/
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...