Burri që vrau mbesën e aktorit të famshëm Morgan Freeman pasi e theri 25 herë me thikë para shumë dëshmitarëve është shpallur i pafajshëm.
Lamar Davenport u akuzua për vrasjen e shkallës së dytë në sulmin fatal ndaj 33-vjeçares E’Dena Hines, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë.
33-vjeçari u dënua për vrasje megjithatë mbrojtja argumentoi se Davenport ishte nën ndikimin e drogës gjatë vrasjes brutale. Hines u vra në gusht të vitit 2015 jashtë apartamentit të saj në NYC.
Një person që dëshmoi në gjyq për sulmin tha se Davenport bërtiti ndërsa sulmonte Hines: “Unë të dua. Gjithmonë të kam dashur. Perëndia do ta kishte dashur këtë.”
Pasi u arrestua, Davenport u dërgua në një spital ku pasi iu dha qetësues u zgjua duke ulëritur: “Pse ndodhi kjo? Jo, jo! Pse o Zot?”
Hines dhe Davenport, një rapper, kishin jetuar së bashku në një apartament prej 780,000 dollarësh që iu ishte blerë nga aktori Freeman.
Hines është mbesa e gruas së parë të Morganit, Jeanette Adair Bradshaw.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...