Një burrë nga Teksasi punoi për ditë të tëra për të përshtatur arkivole për 19 fëmijët e vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Roob në Uvalde, të martën e kaluar.
Trey Ganem, pronari i SoulShine Industries, një kompani që prodhon arkivole, tha se u kontaktua nga një trupë ushtarake dhe drejtorë funerali pas të shtënave për t’i ndihmuar.
“Ata e dinin që mund të kujdesesha me detaje deri në personalizimin dhe realizimin e diçkaje të veçantë”, tha Ganem, 50 vjeç.
SoulShine Industries u bashkua me Cherokee Casket Company të Griffin, Gjeorgji, dhe kompanitë e kamionëve për të blerë arkivolet e madhësisë së fëmijëve dhe për t’i dërguar ato në Teksas.

Arkivolet ishin pikturuar me dizenjo të ndryshme të karaktereve vizatimore. Një prej tyre ishte me Supermenin.
Një tjetër ishte me një dinozaur të vogël të lumtur që ndjek një lakuriq nate jeshil dhe kurse tjetri ishte pikturuar me ngjyrat rozë dhe të bardhë me logon e Tik Tok sipër tij.
21 persona, 19 nxënës të klasës së tretë dhe 2 mësues u vranë nga të shtënat e 24 majit pasi 18-vjeçari Salvador Ramos hyri në shkollën fillore Robb me një pushkë të stilit AR-15 dhe hapi zjarr./abcnews.al/
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona