Autoritetet e Teksasit pranojnë gabimin dhe theksojnë se policia duhej të ndërhynte më shpejt në Shkollën Fillore Robb të martën, aty ku u krye një masakër nga një nxënës i armatosur.
“Ishte një vendim I gabuar. Pikë”, tha Steven Mccraw, drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike. “Unë u mashtrova. Jam i mërzitur për atë që ndodhi”, tha Greg Abbot, Guvernator i Teksasit.
Brenda shkollës, skena horrori u zhvilluan për rreth një orë, teksa policia priste jashtë godinës. 19 fëmijë dhe 2 mësues u vranë, shumë të tjerë u plagosën.
“Në fillim dukej sikur diçka po kërciste… Një zonjë erdhi në klasë dhe na tha ‘fshihuni’, më pas fikëm të gjitha dritat dhe shkova në fund të klasës duke vendosur bankën para. Kështu u fshehëm”, tregon Edward Timothy Silva, i mbijetuar.
Policia thotë se autori kishte më shumë se 1600 fishekë dhe qëlloi të paktën 100 prej tyre brenda shkollës. Teksa autoritetet vazhdojnë të hetojnë reagimin ndaj sulmit, të mbijetuarit janë të traumatizuar. “ Kam frikë nga armët tani pasi mendoj se dikush mund të më qëllojë”, thotë Silva./A2CNN
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira