Projektligji në Turqi, përdhunuesit nuk ndëshkohen nëse martohen me viktimat e tyre
Një projektligj i ri që do të hidhet për diskutim në parlamentin turk do të lejojë, nëse miratohet, përdhunuesit që të mos ndëshkohen për abuzimet me vajza të mitura, nëse martohen me viktimat.
I ashtuquajtur ligji “martohu me përdhunuesin” do të futet për debat në fund të majit. Kritikët thonë se ai legjitimon përdhunimin, martesën me të mitur dhe abuzimin seksual. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se ligji do të stimulonte abuzuesit të vepronin pa u ndëshkuar, duke i bërë edhe më të dobëta viktimat.
Edhe deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar dhe i kanë bërë thirrje shumicës që të mos e fusë fare për diskutim. Një ligj i ngjashëm u fut në Parlament edhe në vitin 2016, por u tërhoq më vonë për shkak të kritikave mbarë botërore.
Në vitin 2017, Turqia miratoi një tjetër ligj të debatuar, që i lejonte myftinjtë, përgjegjës për jurisprudencën islame, që të kryenin edhe ceremoni martesore civile.
Mosha ligjore e martesave në Turqi është 18, por sipas shifrave të publikuara nga vetë qeveria turke në vitin 2018, numri i martesave ku ishin përfshirë vajza të mitura, ishte afërsisht 482 908 në dhjetë vitet e fundit./expres
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...