Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë të shtunën se Irani ishte gati të zhvillonte bisedime me fuqitë botërore për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, por jo nën “presionin” Perëndimor.
Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Iranit të kthehet për të negociuar, pasi është një ndërprerje e bisedimeve që nga qershori prej kur janë mbajtur zgjedhjet iraniane.
Muajin e kaluar shtetet si Franca, Gjermania dhe Britania deklaruan se janë të shqetësuar, pasi mbikëqyrësi bërthamor i OKB -së ka deklaruar se Irani ka prodhuar metal uraniumi të pasuruar deri në 20 përqind të copëtuar për herë të parë dhe ka ngritur kapacitetin prodhues të uraniumit të pasuruar në 60 përqind.
Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se i kanë informuar për aktivitet e tyre në kuadër të marrëveshjes së vitit 2015, duke shtuar se ata nuk do të largoheshin nga dialogu nëse SHBA-ja do të largonte sanksionet.
“Perëndimorët dhe amerikanët janë në bisedime së bashku dhe po zhvillojnë presion. Çfarë lloj bisedimesh janë ato? Unë tashmë i kam njoftuar se ne do të kemi bisedime në bazë të agjendës së Qeverisë tonë, por jo nën presion,” tha Raisi për televizionin shtetëror.
“Bisedimet janë në rendin e ditës. Ne po kërkojmë negociata të orientuara drejt qëllimit, kështu që sanksionet e padrejta ndaj popullit iranian hiqen dhe jeta e tyre mund të lulëzojë,” shtoi ai./kk/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...