Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle nën dyshimet për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në Portin e Vigos, ku policia spanjolle, në bashkëpunim me Shërbimin e Mbikëqyrjes Doganore, sekuestroi rreth 200 kilogramë kokainë.
Sipas mediave spanjolle, sasia e drogës u zbulua brenda një kontejneri në një anije mallrash që mbërriti në orët e fundit në port. Anija kishte udhëtuar nga Amerika e Jugut dhe ishte pjesë e të ashtuquajturës “rruga e frutave”, një itinerar i njohur tregtar që shpesh shfrytëzohet edhe për trafik të paligjshëm.
Autoritetet kishin informacion paraprak dhe po monitoronin mbërritjen e anijes, duke dyshuar për praninë e një ngarkese të paligjshme, çka çoi në ndërhyrjen dhe sekuestrimin e drogës.
Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji në Portin e Vigos. Rreth një vit më parë, policia spanjolle bllokoi hyrjen e 1,250 kilogramëve kokainë të lidhur me mafinë shqiptare. Droga kishte ardhur nga Ekuadori me anije kontejnerësh dhe në atë operacion u arrestuan nëntë persona, shqiptarë dhe belgë.
Hetimet për rastin e fundit vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar rrjetin e plotë kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, transmeton JOQ.
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...