Plani i paqes i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkon në drejtimin e duhur, por ka aspekte që duhen përmirësuar për ta bërë të pranueshëm për Ukrainën dhe Evropën, tha Presidenti francez Emmanuel Macron për radion RTL të martën.
“Është një iniciativë që shkon në drejtimin e duhur: paqja. Megjithatë, ka aspekte të atij plani që meritojnë të diskutohen, negociohen, përmirësohen. Ne duam paqe, por nuk duam një paqe që do të ishte një kapitullim”, tha Macron.
Ai shtoi se vetëm ukrainasit mund të vendosin se çfarë lëshimesh territoriale janë të gatshëm të bëjnë, transmeton Telegrafi.
“Ajo që u vu në tryezë na jep një ide se çfarë do të ishte e pranueshme për rusët. A do të thotë kjo se është ajo që duhet të pranohet nga ukrainasit dhe evropianët? Përgjigja është jo”, shtoi Macron.
Macron shtoi se vija e parë e mbrojtjes së Ukrainës në rast paqeje me Rusinë, do të ishte rigjenerimi i ushtrisë së saj dhe nuk mund të ketë kufizime për të.
Ai tha gjithashtu se asetet e ngrira ruse janë në Evropë dhe vetëm Evropa mund të vendosë se çfarë të bëjë me to.
I pyetur nëse ishte gati të shkonte në Uashington për të ndihmuar në negociimin e një marrëveshjeje më të mirë, Macron tha se nuk kishte asnjë plan aktual për ta bërë këtë.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë