Rusia ka treguar gatishmëri të qartë për përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë dhe do të intensifikojë armiqësitë në javët e ardhshme, tha presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Francë, Macron tha se pret që lufta të përkeqësohet përpara 9 majit, një datë simbolike e njohur si Dita e Fitores së Rusisë.
“Rusia do të intensifikojë sulmet e saj në Ukrainën lindore dhe ne do të duhet të marrim vendime”, tha Macron, duke iu referuar mundësisë së sanksioneve të mëtejshme të BE-së kundër Rusisë, por shtoi se “nuk është ende” koha për embargo ndaj naftës dhe gazit rus.
“Duke pasur parasysh krimet e luftës që tani janë konfirmuar, zgjedhjet e bëra nga Rusia, mënyra se si e bëri luftën në Donbas dhe Mariupol, provokimet për (armët) bërthamore dhe testet e kryera të mërkurën, ka padyshim dëshira për përshkallëzim”, tha presidenti francez.
Macron, një centrist pro-evropian, aktualisht po kryeson sondazhet e opinionit francez përpara kundërshtares së tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Në një intervistë, ai argumentoi se fitorja e Le Pen do të nënkuptonte “fundin e Bashkimit Evropian dhe fundin e boshtit franko-gjerman”, për shkak të pikëpamjeve të saj euroskeptike dhe pro-ruse.
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...