
French President Emmanuel Macron attends a press conference at the end of the conference in support of Ukraine, with European leaders and government representatives, at the Elysee Palace in Paris, France, February 26, 2024. REUTERS/Gonzalo Fuentes/Pool
Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Meksikë u shpreh se xhevahiret e vjedhura nga muzeu i Luvrit do të gjenden dhe u zotua të rishikojë sigurinë e muzeut në Paris. Macron theksoi se kanë nisur me arrestimin e një pjesë të bandës që kreu këtë vjedhje.
“Xhevahiret do të gjenden, ato do të arrestohen dhe do të gjykohen”, u zotua ai.
Lidhur me vjedhjen e muzeut të Luvrit, Macron theksoi se kjo është një mundësi për të dalë edhe më të fortë dhe se ajo që ndodhi ishte një tronditje për të gjithë botën.
Më 19 tetor, hajdutët arritën të hynin në muzeun e Luvrit dhe të vidhnin disa bizhuteri të çmuara me vlerë 88 milionë euro. Bizhuteritë nuk janë gjetur ende. Deri më tani janë ngritur akuza kundër katër të dyshuarve, të cilët janë lënë në paraburgim.
Gjykata e Auditorëve ka kritikuar ashpër menaxhimin e muzeut vitet e fundit, duke vënë në dukje në një raport të publikuar të enjten se muzeu i madh i Parisit e ka lënë pas dore sigurinë në favor të veprave prestigjioze.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...