Presidenti aktual dhe fituesi i zgjedhjeve të sontme në Francë, Emmanuel Macron, ka folur për herë të parë pas përfundimit të votimeve të rundit të parë dhe shpalljes së fitores së tij, sipas projeksioneve të para.
Para mbështetësve të tij, Macron ka thënë se ende asgjë nuk është vendosur dhe se dy javët e ardhshme janë vendimtare për fatin e Francës.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të bashkohen kundër të djathtës ekstreme, duke tërhequr vërejtjen se beteja vendimtare zhvillohet në balotazhin e 24 prillit.
Ai ka falënderuar kandidatët tjerë që e kanë mbështur deri tani, duke i përmendur me emra, siç janë konservatorja Valerie Pecresse, të gjelbërtin Yannick Jadot, socialistin Anne Hidalgo dhe kandidatin tjetër komunist Fabien Roussel.
“Debati që do ta kemi në dyjavëshin e ardhshëm, do të jetë vendimtar për shtetin tonë dhe Evropën”, ka thënë ai para një grumbulli të madh mbështetësish, duke kërkuar nga ta që të mos kursehen për të bindur votues të tjerë për rundin e dytë.
Ai ka falënderuar ata që e mbështetën me votë dhe i ka ftuar t’i bashkohen ata që s’e kanë votuar.
“Ju ftoj të gjithë juve që nuk votuat për mua në rundin e parë, që të bëheni pjesë e jona”, ka thënë ai.
Macron ka kërkuar nga francezët që të mos mbështesin kandidatët ekstremistë.
“Të pranojmë populizmit dhe ksenofobosë – kjo nuk është Franca”, ka thënë presidenti francez.
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...