Presidenti francez, Emmanuel Macron thote se shumë vështirë është arritur dakordimi te liderët e BE-së për të ndihmuar rajonet e goditura nga kriza e Covid-19.
Gjatë një video-konference të mbajtur gjatë ditës së djeshme mes krerëve të shteteve të BE-së, Macron ka arguemntuar mbi planin e rindërtimit që përfshinte jo vetëm kredi, por edhe dhurata, transmeton portal arbresh.info
Ndër të tjera, Presidenti francez edhe ka theksuar se ‘nëse e lëmë një pjesë të Europës të bjerë, e tërë Europa do të shembet’.

Parisi është në favor të një plani për të rivendosur renditjen e përqindjeve të GPD-së, e cila është mes 800 dhe 1.600 miliardë eurove, megjithatë ende nuk ka asnjë konsesus se si do të ndahen këto fonde.
Macron dëshiron të lëshojë borxh me një garanci të përbashkët për të financuar transferimet e buxhetit në rajone dhe sektorë të prekur nga Covid-19, me rregulla shumë të rrepta, por të pranueshëm për të gjithë.
“Nuk ka asnjë konsesus për sot. Megjithatë, përgjigjja që duhet të kemi, dhe ajo që do ta ruante Europën në të ardhmen, është nëse arrijmë një përgjigjje të tillë”, tha Macron.
Pas videokonferencës së sotme, udhëheqësit e BE-së kanë ngarkuar Komisionin Evropian të paraqesë deri më 6 maj një propozim buxhet për periudhën 2021-2027, duke përfshirë një fond për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë koronavirus./arbresh.info/
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...