Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se dëshiron të “imponojë verifikimin e moshës në të gjitha platformat e mediave sociale” dhe të ndalojë përdoruesit nën 15 ose 16 vjeç, si pjesë e një projektligji që do të prezantohet në fillim të vitit 2026.
“Qëllimi është të prezantohet një projektligj qeveritar në vitin 2026, që në janar dhe të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi presidenti.
“Po del një konsensus për këtë çështje. Australia sapo e ka bërë këtë për ata nën 16 vjeç’’, theksoi ai.
Qindra mijëra adoleshentë në Australi u zgjuan dhe e gjetën veten të shkëputur nga aplikacionet në të cilat kalonin disa orë në ditë.
Gjeneratat si Facebook, Instagram, YouTube, TikTok, Snapchat dhe Reddit tani duhet të ndalojnë përdoruesit australianë nën moshën 16 vjeç.
“Sa më shumë kohë para ekranit të rrisim, aq më shumë bie performanca arsimore, sa më shumë kohë para ekranit të rrisim, aq më shumë shtohen problemet e shëndetit mendor”, theksoi Macron./atsh
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar