Presidenti francez, Emmanuel Macron ka parashikuar se grupi terrorist ISIS do të mposhtet në Siri deri në muajin shkurt.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë siriane dhe opozitës që të ulen bashkë në bisedimet e reja të paqes që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
“Luftën në Irak e kemi fituar falë koalicionit”, tha Macron në një intervistë për televizionin France 2.
Gjatë intervistës ai e ka përshkruar Presidentin sirian, Bashar al-Assad si “armikun numër një të popullit sirian”, por ka theksuar se prezenca e tij është e nevojshme në negociatat në vazhdim.
Macron ka theksuar se Assad “do t’i duhet të përgjigjet për krimet e tij para popullit sirian dhe përpara gjykatave ndërkombëtare”.
Përderisa luftimet vazhdojnë në vendin që kanë mbetur të vrarë më se 340 mijë njerëz që nga viti 2011, ISIS që dikur kontrollonte kufijtë e vendit, tani mban vetëm disa tërritore të vogla./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit