Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale”, pas sulmeve të SHBA-së në objektet bërthamore të vendit.
Duke postuar në X, presidenti francez tha se kishte folur me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, pas sulmeve, duke bërë thirrje për një kthim në diplomaci dhe që Teherani të angazhohet për të hequr dorë nga armët bërthamore.
“Nuk ka alternativë: kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë për të gjithë”, shtoi presidenti francez, transmeton Telegrafi.
Macron bëri thirrje gjithashtu për lirimin e dy shtetasve francezë, Cecile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët mbahen të burgosur me akuza për spiunazh në Iran që nga maji 2022.
Ndryshe, ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore mbi objektet bërthamore të Iranit, duke theksuar se operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...