Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, akuzoi SHBA-të për refuzimin e ofertave për një zgjidhje miqësore në tregti dhe paralajmëroi se Bashkimi Evropian së shpejti mund të përgjigjet duke rritur tarifat për mallrat amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Maas sot tha se Washingtoni “po shkon në rrugën e konfrontimit”, pasi administrata e Trumpit vendosi taksat e mëdha për mallrat e BE-së, pasi mori miratimin e Organizatës Botërore të Tregtisë mbi subvencionet evropiane për prodhuesit e avionëve Airbus.
Kryediplomati gjerman në Twitter shkroi se “BE duhet të reagojë dhe ndoshta të rritë tarifat ndëshkuese pas miratimit të OBT-së”, një referencë e dukshme për një rast të ngjashëm të OBT-së që përfshin Boeing.
Maas tha se BE “mbetet e gatshme të negociojë bashkërisht rregullat për subvencione në industrinë e avionëve”, duke shtuar: “ne ende mund të shmangim dëme të mëtejshme.”
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...