Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Luhansk tha se bombardimet e shpeshta dhe të përhapura nga forcat ruse po pengonin evakuimin e sigurt të civilëve nga qytetet dhe fshatrat në vijën e frontit, transmeton arbresh.info.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë, të cilin e quan një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur dhe “denazifikuar” fqinjin e saj jugor, një vend demokratik me 44 milionë banorë, raportoi Reuters.
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, tha se 59 civilë ishin vrarë në rajon që nga fillimi i luftës, e cila sipas tij kishte shkatërruar tërësisht disa zona të banuara.
“Nuk ka asnjë komunitet që të mos jetë nën zjarr,” tha ai në televizionin kombëtar, duke përmendur qytetet Severodonetsk, Rubizhne dhe Popasna si pika të veçanta të nxehta.
Përpjekjet për evakuimin e civilëve janë penguar nga luftimet, por autoritetet lokale shpresojnë që një armëpushim i përkohshëm të arrihet të shtunën për të lejuar kamionët të shpërndajnë ushqime, ilaçe dhe ndihma të tjera për njerëzit më në nevojë./arbresh.info/
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...