Grupi më i madh rebel në periferi lindor të kryeqytetit Damask, kanë deklaruar se kanë rënë dakord me një ekip të OKB-së për të hyrë në zonën e rrethuar, në mënyrë që të evakuojnë militantët që kanë lidhje me al-Kaidën.
Në një deklaratë të premten, Ushtria e Islamit tha se grupi i parë i luftëtarëve që do të evakuohen aktualisht është i ndaluar në burgjet që ndodhen në Ghoutan Lindore, transmeton portali arbresh.info
Ushtria e Islamit tha se të burgosurit e Komitetit të Çlirimit të Levantit, të lidhur me al-Kaidën, kërkuan të dërgoheshin në provincën e Idlibit në veri-perëndim të Sirisë.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse qeveria do të pranonte një zhvendosje të tillë që do të përfshinte kalimin nëpër zonat e kontrolluara nga shteti për të arritur Idlib.
Në një letër të muajit të kaluar për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tre fraksionet kryesore rebele në Ghoutan Lindore thanë se janë angazhuar që të detyrojnë luftëtarët e lidhur me al-Kaidën dhe familjarët e tyre të largohen për 15 ditë./arbresh.info/
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK