Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se një luftë tregtare mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të shmanget, pasi do të dëmtonte të dyja palët.
“Unë mbetem e bindur se ne duhet të punojmë për të shmangur në të gjitha mënyrat e mundshme një luftë tregtarenga e cila nuk do të përfitonte askush, as Shtetet e Bashkuara dhe as Evropa”
Meloni shtoi, megjithatë, se pikëpamja e saj nuk përjashton, se nëse është e nevojshme, të merren masa për të mbrojtur prodhimet italiane.
Reagimi i saj vjen në pritje të njoftimit të planit të Donald Trump për tarifat tregtare.
Meloni tha se produktet ushqimore dhe bujqësore italiane eksportohen gjerësisht në Evropë dhe globalisht dhe Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë tregun e dytë më të gjerë, me eksporte deri në 17% në 2024.
Ajo tha se vendosja e tarifave të reja, do të kishte pasoja të rënda për prodhuesit italiane, por do të ishte e padrehtë edhe për qytetarët amerikanë.
“Unë mendoj se do të ishte gjithashtu e padrejtë për shumë amerikanë, sepse do të kufizonte mundësinë e blerjes së produkteve tona të shkëlqyera vetëm për ata që kanë mundësinë ekonomike të shpenzojnë më shumë.”/ abcnews.al
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron