Presidenti amerikan, Donald Trump kishte kërcënuar të vendoste tarifa prej 50% nga 1 qershori për mallrat që vijnë nga BE-ja, por kjo datë tani është shtyrë deri më 9 korrik për të lejuar më shumë kohë për negociata.
Ky vendim i Trump vjen pas telefonatës së zhvilluar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në një deklaratë për mediat, Trump tha se ishte kërkesa e Von der Leyen për ta shtyrë deri më 9 korrik dhe se synojnë të nisin negociata serioze.
“Unë pranova zgjatjen e vendimit për tarifat nga 1 qershori, për në 9 korrik 2025 – Ishte privilegji im ta bëja këtë”, ka thënë mes të tjerash ai.
/abcnews.al/
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney