Presidenti turk, Recep Erdogan, ka pritur në një takim të përbashkët, përfaqësuesit e lartë shtetëror nga rajoni i Ballkanit për politikat e jashtme, përfshirë këtu, ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, dhe ministren e Shqipërisë për Evropë, Elisa Spiropali.
Në njoftimin e presidencës turke thuhet se ky është takimi i dytë i ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin.
Aty bëhet e ditur se në takim kanë qenë edhe ministrat e Jashtëm nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut e Bosnja dhe Hercegovina.
‘’Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali; Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković; Zëvendëskryeministrin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović; Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz; Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut; si dhe Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanović.
Ata ndodhen në Stamboll për Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin dhe u pritën në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe’’, thuhet nga Presidenca turke.

Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...