Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar mbi 55.65 për qind e fletëvotimeve.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje prin me 46.81% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%.
Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.48% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.92% të votave.
Njëherësh, KQZ ka bërë të ditur dje se deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...
Gjesti rikthehet fuqishëm me EP, publikon pak momente nga kë...
Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e sa...
Mashtrim online, viktimës në Mitrovicë Veri i tërhiqen 500 e...