Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina po përgatit edhe 4 marrëveshje të tjera dypalëshe të sigurisë me vendet partnere.
“Katër marrëveshje të reja janë gati. Shumë shpejt do të fillojmë negociatat dhe do të përgatisim dokumente për nënshkrim. Këto marrëveshje do të përfshijnë mbështetjen e mbrojtjes, financat dhe bashkëpunimin humanitar”, tha Zelensky.
“Ne donim të përfshinim vende të ndryshme, jo vetëm anëtarë të NATO-s, por të gjithë ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, ndër të tjera, me Shtetet e Bashkuara, me BE-në Mbretëria, Gjermania, Franca, Danimarka, Kanadaja dhe Italia.”, shtoi ai.
Dega e Shërbimit të Sigurisë Ruse në Shën Petersburg tha se kishte bllokuar një kanal për furnizimin e materialit nga Evropa në Rusi të destinuara për akte terroriste./abcnews.al
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...