Ukraina nuk i ka humbur shpresat se eksporti i grurit të saj mund të rinisë, teksa vetëm një ditë më parë Rusia sulmoi portin e Odesës.
Sipas zyrtarëve të vendit puna përgatitore për nisjen e këtyre eksporteve vijon pasi fatmirësisht nga sulmi zona e depozitimit të grurit nuk u dëmtua. Këtë të dielë Rusia ka thënë se sulmi synonte një luftanije ukrainase dhe një depo Armësh në Odesa.
Presidenti i vendit Volodymir Zelensky e cilësoi veprimin e Moskës si barbarizëm dhe u shpreh se një vendi si një Rusia nuk mund t’i besohej zbatimi i marrëveshjes që u firmos në Stamboll.
Lufta në Ukrainë hyn sot në muajin e saj të gjashtë dhe Kremlini duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi mori nën kontroll lindjen e Ukrainës, intensifikimi i sulmit vijon.
Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë banorëve iu është kërkuar shmangia e lëvizjeve dhe përdorimit të makinave pasi mund të bëhen lehtësisht shënjestër e sulmit ndaj civilëve nga forcat ruse.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara që prej nisjes së luftës në Ukrainë janë shënuar 5110 viktima ku mes tytre 41 fëmijë./klan.al/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje