Pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse të shtunën dhe gjatë natës në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, tha guvernatori i saj.
Menjëherë pasi guvernatori i Donetsk-ut Vadym Filashkin njoftoi për viktimat të dielën, zyrtarë të tjerë lokalë ukrainas thanë se sulmet ruse plagosën më shumë civilë në lindje dhe jug.
Të paktën tetë persona u plagosën pasi të dielën forcat e Moskës goditën qytetin lindor të Ukrainës, Nikopol, njoftoi guvernatori lokal Serhii Lysak. Ai tha se një foshnjë dhe një vajzë 10-vjeçare ishin në mesin e viktimave. Gjashtë të plagosurit gjenden në spital.
Sulmet ruse të dielën plagosën gjithashtu tetë civilë të tjerë, duke përfshirë një 10-vjeçar dhe dy adoleshentë, në një fshat në rajonin Kherson të Ukrainës, njoftoi zyrtari lokal Roman Mrochko.
Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, duke detyruar miliona njerëz të ikin në vendet fqinje. Marrja e kontrollit të të gjithë Donetskut është një nga qëllimet kryesore të luftës së Kremlinit./VOA
Përplasjet për Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesi ligjor: Pol...
Zbulohet kërkesa e parë e Mourinhos drejtuar bordit të Real ...
Inxhinieri i MABCO-s për Aeroportin e Vlorës: Kemi punuar me...
Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesit e Mab...
U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon ...
Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i ...