Gjatë konfliktit në Jemen janë vrarë rreth 7,700 njerëz, duke përfshirë 1,564 fëmijë, pasi një koalicion i udhëhequr nga sauditët ndërhyri në anën e qeverisë para dy viteve.
Agjencia e fëmijëve të OKB-së, UNICEF, ka raportuar se të paktën 1,546 fëmijë janë vrarë, ndërsa rreth 2,450 kanë mbetur të gjymtuar, transmeton portali arbresh.info.
Në deklaratën e UNICEF-it thuhet se 1,022 fëmijë të vrarë janë të gjinisë mashkullore, 478 janë vajza, ndërsa 46 të tjerëve ‘nuk u dihet gjinia’.
Gjatë të njejtës periudhë 1,801 djem dhe 649 vajza janë plagosur. Të rekrutuar si ushtarë janë 1,572 fëmijë të gjinisë mashkullore.
Në mars të vitit 2015, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ka filluar fushatën ajrore në mbështetje të presidentit Abedrabbo Mansour Hadi, autoriteti i të cilit sfidohej nga rebelët Huthi./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane