Kandidatja e esktremit të djathtë, Marine Le Pen, ka theksuar se lufta kundër terrorizimit mund të fitohet vetëm nëse të gjithë kriminelet deportohen.
“Të gjithë të huajt që kanë kryer krime, duhet të deportohen”, ka thënë ajo në debatin e sontëm televiziv, transmeton portali arbresh.info.
Ajo gjithashtu ka shtuar se dëshiron që të hap më shumë burgje dhe dëshiron të punësojë më shumë prokurorë.
Në anën tjetër, Emmanuel Macron, thotë se rritja e numrit të policëve do të ishte zgjidhja e duhur për të luftuar terrorizmin.
Gjatë viteve të fundit, Franca është goditur disa herë nga sulmet terroriste, sulme për të cilat përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik./Arbresh.info
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...