Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një ndërprerje të shpejtë të luftës në Jemen, ku tre vjet luftë kanë shkaktuar krizën më të madhe humanitare në botë.
Sekretari i Mbrojtjes James Mattis tha se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në bisedimet e paqes të udhëhequra nga OKB-ja brenda 30 ditëve të ardhshme, transmeton portali arbresh.info
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ndërkohë i kërkoi koalicionit të udhëhequr nga sauditët që lufton kundër lëvizjes rebele Houthi që t’i jep fund sulmeve ajrore në zonat e populluara.
SHBA është duke u përballur me një presion në rritje për t’i dhënë fund mbështetjes së saj për koalicionin.
Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së thonë se forcat e koalicionit mund të kenë kryer krime lufte në Jemen.
Rreth 14 milionë njerëz janë në buzë të urisë në Jemen.
Të paktën mbi 6 mijë civilë janë vrarë dhe 10,560 janë plagosur në luftime, sipas Kombeve të Bashkuara. Mijëra civilë kanë vdekur nga shkaqe të parandalueshme, duke përfshirë kequshqyerjen, sëmundjet dhe shëndetin e dobët./arbresh.info/
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...