Një sulm me gaz klorin u krye në një zonë rebele të rrethuar nga forcat qeveritare në rrethinat e Damaskut.
Rikthimi i armëve kimike në konfliktin sirian duket se konfirmohet edhe nga burimet spitalore, të cilat thanë se disa njerëz morën ndihmën e parë për probleme me frymëmarrjen, megjithëse asnjë nuk ishte në rrezik për jetën.
Mbi 400 mijë njerëz janë të rrethuar që prej vitit 2013 në Gutën Lindore. Gjatë luftës civile siriane ka pasur shpesh raporte për përdorim armësh kimike, por qeveria e Bashar al-Assadit i ka mohuar ato.
Megjithëse OKB-ja ka vërtetuar disa herë përdorimin e armëve kimike dhe kalimin e “vijës së kuqe” nga ushtria siriane, nuk është marrë asnjë masë, me përjashtim të bombardimit amerikan të urdhëruar nga Donald Trump për një rast të vetëm.
OKB ka dhënë alarmin për gjenden e tmerrshme të njerëzve në Gutën Lindore dhe raportet për sulme me armë kimike thjesht tregojnë se situata e tyre është rënduar edhe më tej.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit