West End në Londër për herë të parë është ndriçuar me 30 mijë poça, me rastin e shënimit të muajit të shenjtë të Ramaznit.
Rruga Conventry që lidh sheshin Leicester me Piccadilly u ndriqua me mbishkrimin “Urime Ramazani”.
Dritat i ka ndezur kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i cili është një nga 1.3 milion myslimanët në Londër që festojnë Ramazanin, shkruan BBC.
Për dekorimin e qytetit ishte angazhuar Ayshea Desai, e cila ishte inspiruar nga dekorimi që bëhet me rastin e festave të fundvitit.
“Kisha ambicie të bëjë diçka të ngjashme me dritat e Krishtlindjes. Mu kujtua sesi me motrën shkonim për të parë dritat e Krishtlindjes derisa isha e vogël, ndërsa kam pasur rastin të jetojë në Lindjen e Mesme dhe doja që këtë lumturi dhe magji ta sjellë në Londër”, tha Desai që filloi projektin tri vite më parë.

“Duket e pabesueshme, jam shumë e kënaqur me reagimin. Është një muaj i rëndësishëm për myslimanët. Doja të rritja vetëdijen që fqinjët tanë të dinë se është një muaj i rëndësishëm për ne, është muaji më i dashur i vitit dhe jam falënderuese që jemi sot këtu”, shtoi ajo.
Iftari, shujta e servuar shënon ndërprerjen e agjërimit, ndërsa të gjitha këto do të mbahen në muzeun Victoria dhe Alberta në jug të Kesington – brenda të cilës është bërë një xhami e improvizuar, ku do të jetë pavijoni për myslimanët dhe jomyslimanët.
Klubi londinez i futbollit, Chelsea gjithashtu do të shtrojë iftar në fushën e blertë të stadiumit Stamfort Bridge, e më vonë gjatë muajit do të shtrohet një edhe në Wembley.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen