Lloji anglez i koronavirusit zbulohet në një shtëpi të moshuarish në Vjenë

22:53 | 12 Janar 2021

Lloji i ri i koronavirusit, i cili fillimisht u shfaq në Britani të Madhe dhe i cili përhapet shumë shpejt, është zbuluar edhe në Vjenë.

Ai është zbuluar në një shtëpi të moshuarit pasi Agjencia për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit (AGES) përcaktoi, përmes një analize të hollësishme, ekzistencën e llojit britanik tek pacientët, transmeton portal arbresh.info

Ky lloj koronavirusi, për herë të parë u shfaq në Austri në fillim të muajit janar, tek katër persona dhe fillimisht u shfaq në provincat e Salzburgut dhe Tirolit.

Në shtëpinë e pleqve vjenezë, e cila nuk është nën administrimin e autoriteteve të qytetit, një dukuri më e shpeshtë e infeksionit me koronavirus është vërejtur që nga pushimet e kaluara.

Nga 101 banorë, 42 janë sëmurë, gjë që ka alarmuar autoritetet kompetente për të kryer kontrolle më të hollësishme, shkruan APA.

Autoritetet kanë marrë masat e ndalimit të vizitave në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa theksohet se gjendja e tyre është me simptoma të lehta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara