Lituania tha se do të dëbojë dy diplomatë bjellorusë, të cilët i akuzon për kryerje të aktiviteteve “që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”.
Ky njoftim nga Lituania vjen në kohën e rritjes së tensioneve, pasi Bjellorusia devijoi fluturimin e një avioni për në Minsk, i cili ishte nisur drejt Lituanisë. Më pas, autoritetet bjelloruse arrestuan një gazetar.
Dy pjesëtarëve të stafit të Ambasadës bjelloruse në Vilnius u është dhënë shtatë ditë afat që të largohen nga Lituania, tha Ministria e Jashtme më 28 maj.
Ministri i Jashtëm i Litanisë, Gabrielius Landsbergis tha se ky vendim gjithashtu është një “shprehje e solidaritetit” me Letoninë, ku i gjithë stafi i ambasadës së saj është dëbuar nga Bjellorusia.
Minsku dëboi diplomatët letonezë, pasi flamuri i Bjellorusisë ishte hequr gjatë kampionatit botërorë të hokejit, që u mbajt në Riga dhe ishte zëvendësuar me flamurin që po përdor opozita bjelloruse.
Më 23 maj, autoritetet bjelloruse detyruan fluturimin e kompanisë Ryanair që të ateronte në Minsk dhe më pas arrestuan gazetarin dhe aktivistin e opozitës, Raman Pratasevich së bashku me të dashurën e tij, Sofia Sapega. Ky avion ishte nisur nga Greqia për në Lituani.
Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Bjellorusisë në përgjigje të devijimit të fluturimit dhe arrestimit të gazetarit bjellorus./rel
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...