Një burrë nga Ivori, që kontrabandoi djalin e tij tetë-vjeçar përmes një valixhe nga Maroku në Spanjë, i ka shpëtuar burgut.
Prokurorët kishin dashur që Ali Ouattara të shkonte në burg për shkak të hyrjes së paligjshme të djalit të tij në Spanjë, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, vendimi ndryshoi me një gjobë të vogël, pasi ata nuk gjetën prova se i ati e dinte se djali do të hynte në valixhe dhe të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
“As unë, as babai nuk e kemi ditur se ata do të më fusnin në një valixhe”, tha djaloshi Adou, tani 10 vjeç, për gjyqtarët.
Adou tha se Ouattara, i cili kaloi një muaj burg, gjithmonë i kishte thënë atij se udhëtimi do të bëhej me makinë.
Djali tha se kishte pasur vështirësi që të merrte frymë, ndërsa ishte future në një valixhe për të kaluar kufirin mes Marokut dhe enklavës spanjolle të Ceutës.
Në maj të vitit 2015, zyrtarët e kufirit ndaluan një grua që po barte një valixhe shumë të rëndë.
Kur valixhja u skenua, ata panë siluetën e një fëmijë në një pozitë fetale.
Ouattara u urdhërua të paguante një gjobë prej 92 dollarësh.
Djali tani jeton me nënën e tij në një periferi pariziene, por udhëtoi për në Ceuta për të dëshmuar./arbresh.info/
Na thanë sa për sy e faqe, veç formalitet”, vjen reagimi i r...
LDK i përgjigjet VV-së: Nuk qëndrojmë në sallë për asnjë emë...
Manxhuka i reagon shefes së stafit të Presidentes: E ftoj të...
Hegseth: Brenda ditësh do ta kemi nën kontroll qiellin irani...
Zyrtare: “Finalissima” do të luhet, por jo në Katar
Presidenca: Pretendimet për përkrahje nga LVV për rizgjedhje...