Ja çfarë dihet për numrin e njerëzve të vrarë në sulme në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin.
Irani: Mbi 100 nxënëse u vranë në një shkollë fillore për vajza, sipas mediave shtetërore iraniane. Ka raportime kontradiktore mbi numrin e përgjithshëm të personave të vrarë në Iran, me Agjencinë e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA që thotë se të paktën 133 civilë janë vrarë.
Izraeli: Të paktën 10 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur në Izrael që kur ky i fundit filloi operacionet ushtarake kundër Iranit, sipas Magen David Adom. Nëntë nga viktimat u raportuan nga qyteti i Beit Shemesh, ku një raketë goditi një strehë bombash.
Libani: Të paktën 31 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor dhe Bejrut, tha Ministria e Shëndetit Publik e vendit.
Iraku: Katër anëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut , një grup paramilitar i mbështetur nga Irani, u vranë në një sulm amerikano-izraelit që shënjestroi një nga selitë e tyre, njoftoi Drejtoria e Medias e milicisë në një postim në Telegram më herët sot.
Emiratet e Bashkuara Arabe: Tre persona në Emiratet e Bashkuara Arabe janë vrarë në sulmet hakmarrëse të Iranit , sipas Ministrisë së Mbrojtjes të vendit.
Kuvajt: Tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së. /Telegrafi/
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...