India ka konfirmuar vdekjen e parë të shkaktuar nga Lija e Majmunit në shtetin jugor të Keralas.
Një 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vdekur të shtunën, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Ministri i Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se burri fillimisht kishte rezultuar pozitiv për virusin jashtë vendit.
Mostrat e testuara pas vdekjes së tij gjithashtu zbuluan virusin, tha ajo të hënën.
Kjo është vdekja e katërt nga Lija e Majmunit e raportuar globalisht, jashtë Afrikës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunit një emergjencë globale shëndetësore muajin e kaluar. /arbresh.info/
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin